Pioli: Jam i lumtur dhe krenar me ekipin tim, klubi meriton lëvdata për vitin 2020

Stefano Pioli ka thënë se lojtarët e Milanit “kanë një zjarr të ndezur brenda” dhe këmbëngul që ekipi dhe klubi në përgjithësi patën një vit të shkëlqyer.
Rossonerët e mbyllin vitin në krye të tabelës së Serie A pas një fitore të vonshme me rezultat 3-2 ndaj Lazios të mërkurën mbrëma në San Siro.
Pioli mblodhi lojtarët e tij në mes të fushës për të festuar me ta pas fishkëllimës së fundit dhe zbuloi se çka bisedoi me ta.
“Unë i thirra ata për t’i uruar Krishtlindjet, e dija se ata do të iknin më pas për t’u bashkuar me familjet e tyre”, ka thënë fillimisht Pioli për DAZN.
“Ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë ndeshjet, ne e bëmë atë dhe unë jam me të vërtetë i lumtur, jam krenar për ekipin tim, ata po bëjnë diçka të pabesueshme”.
“Lazio ka cilësi të shkëlqyera dhe aftësi fizike, por ne patëm shanset për të fituar ndeshjen dhe e bëmë atë”.
“Ata ishin shumë agresivë, mesfushorët tanë luajtën një lojë intensive, ishte ajo që na duhej në një lojë kaq të vështirë”.
“Ne po fitojmë shumë ndeshje sepse kemi futbollistë të fortë, nuk do t’i ndryshoja me të tjerët”.
Ku duhet të përmirësohet Milani?
“Klubi meriton lavdërime për vitin 2020. Ata po na ndihmojnë të punojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata më dhanë futbollistë të fortë dhe të rinj”.
“Ata janë të gjithë të vetëdijshëm për cilësitë e tyre dhe unë pres që të shohin të njëjtat gjëra në 2021. Ne nuk jemi perfekt. Ka shumë gjëra që duhet të zgjidhim. Nuk mund të dominojmë gjithmonë ndeshjet, është normale, kur nuk e bëjmë atë, duhet të jemi kompaktë dhe të vuajmë”.
“Ne kemi luajtur shumë ndeshje, shpresoj që lojtarët e dëmtuar të kthehen së shpejti. Ishte e vështirë të bëje rotacion, por këta njerëz kanë një shpirt. Tifozët na pritën në stadium sot, ata po na japin shumë”.
A do të nënshkruajnë Rossonerët me lojtarë të rinj në janar?
“Nëse do të ketë një mundësi, do të përpiqemi ta përmirësojmë këtë ekip, por unë jam i lumtur për këtë ekip. Ne do të mbajmë të njëjtin pasion dhe vendosmëri. Ka shumë lojtarë të rinj që kanë hapësirë për përmirësim”.
“Ne kemi arritur objektivat tona këtë vit, jemi udhëheqësit e tabelës. Ne kemi një zjarr që digjet brenda dhe duhet ta lëmë të ndezur”, përfundoi italiani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Afrim Tovërlani publikon listën e Kosovës U21 për dy miqësoret në Turqi

Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës