Dy familje janë pajtuar sot në Drenas, duke e falur kështu gjakun.

Pikërisht në muajin e Shenjtë të Ramazanit, pajtimi dhe falja është bërë në Xhaminë e komunës së Drenasit.


Hoxhallarë të shumtë kanë qenë të pranishëm në këtë pajtim të familjes Topalli nga Baica-Drenas si dhe të familjes Gjeli nga Likoshani-Drenas.

Këtë ngjarje e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, Hoxhë Fatmir Latifaj.

Postimi i plotë: Tani sa ndodhi: Sot me daten 20.05.’18 Pajtimi dhe falja në Xhaminë e Drenasit! Hoxha Fatmir Latifaj me ekipën e pajtimit: Hoxha Xhevat Kryeziu, haxhi Rizah Zekollin, haxhi Vesel Xhemajlin, Ali Pasomen, Idriz Shtuticen dhe Ukë Ukaj arritën t’i pajtojnë Familjen Topalli nga Baica – Drenas, me familjen Gjeli nga Likoshani – Drenas! Allahu n’a mundësoft që t’i pajtojmë popullin Shqiptarë Amiiiin. Me respekt Hoxha Fatmir Latifaj