Prindërit nuk do të duhej t’i japin fëmijëve para se t’i mbushin gjashtë vjeç, ndërkaq fëmijët midis moshës gjashtë dhe 12 vjeç mund t’i përdorin vetëm nëse është e domosdoshme, paralajmërojnë mjekët
Dëshmitë të cilat konfirmojnë efikasitetin e këtyre ilaçeve janë të kufizuara, ndërkaq pasi që shumica e ftohjeve dhe e infeksioneve virusale respiratore kalojnë për shtatë ditë, mjekët rekomandojnë që problemi me hundën e mbyllur te fëmijët të zgjidhet në mënyrë tjetër.
Fëmijët mesatarisht “i kapin” gjashtë deri në tetë infeksione të këtilla brenda një viti, ndërsa të rriturit dy deri në katër infeksione.
Mirëpo studimet e publikuara në Revistën Mjekësore Britanike kanë treguar që edhe pse simptomat janë të pakëndshme, fëmijët nuk mund të marrin frymë siç duhet, pastaj edhe nuk mund të flenë gjumë për shkak të hundës së mbyllur, nuk do të duhej menjëherë t’i përdorni pikat, transmeton Telegrafi.
Edhe pse pikat për hundë nga klasa e dekongjestanteve do ta zgjidhin këtë problem, nuk do të duhej t’i përdorni te fëmijët, sepse nuk janë të sigurta.
Në studim theksohet që “ilaçet nga klasa e dekongjestanteve nuk do të duhej t’u përshkruhen fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 12 vjeç, sepse dëshmitë për efikasitetin e tyre janë të kufizuara, mirëpo ekzistojnë edhe rreziqe të caktuara”.
Mirëpo, tretjet e njelmëta janë krejtësisht të sigurta, edhe pse diç më pak efikase. Kjo do të thotë që fëmijëve mundeni në hundë t’i qitni tretje të njelmët pa kurrfarë rreziku, madje edhe kur është fjala edhe për bebet.
Në rastet e tilla tretjet fiziologjike do të ndihmojnë që hunda të pastrohet.
Tretja fiziologjike nuk është ilaç, por ujë medicinal “me kripë”, i cili është plotësisht i padëmshëm dhe nuk mund të dëmtojë enët e buta të gjakut as mukozën e hundës, madje edhe nëse në hundë qitet pak më shumë tretje dhe fëmija e përpin, është plotësisht i sigurt.
Pikat për hundë as të rriturit nuk do të duhej t’i përdorni pa kontroll.
Në sezonin e viruseve ato janë vërtet “aleate” serioze, mirëpo kurrë nuk do të duhej t’i përdorni më shumë se shtatë ditë. Në të kundërtën, kur të ndërpritni përdorimin, simptomat janë në formë të hundës së mbyllur dhe sekrecioni nga hunda do të jetë dukshëm më i keq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës