Kur është fjala për përdorimin e pikave për hundë, udhëzimi është i qartë – përdorni pikat disa ditë në mënyrë që të shmangni disa probleme serioze shëndetësore
Pikat përmbajnë gjurmë proteinash të kikirikëve të cilat mund të çojnë deri në reaksion fatal, transmeton Telegrafi.
Nëse pacienti me muaj i nënshtrohet përdorimit të pikave, ekziston mundësia që trupi të zhvillojë sistemin e imunitetit dhe të bëhet rezistues ndaj disa alergjenëve.
Edhe pse trajtimi është efikas, përqindja e sasisë së proteinave varet nga prodhimi në prodhim, prandaj është edhe aq vështirë të përcillet sasia të cilën e kemi futur në organizëm.
Sistemi ynë i imunitetit krijon kontakt me njërin prej 3 tipave të proteinave të kikirikëve (Ara h1, Ara h2 dhe Ara h3) dhe i trajton si kërcënim.
Nevojiten disa sekonda që trupi ynë të reagojë ndaj kimikateve të cilat shkaktojnë reaksione alergjike dhe sillen nga të kruarit në gojë, hundë dhe veshë deri te shoku vdekjeprurës anafilaktik kur rrugët e frymëmarrjes tkurren, shtypja e gjakut rritet dhe organet shuhen.
Është e nevojshme që të bëhen testet plotësuese në mënyrë që të përcaktohet cilat janë ato spreje për hundë dhe ilaçe të cilat shkaktojnë reaksion alergjik dhe mund të shërbejnë që simptomat e alergjisë të shmangen dhe që trupi të bëhet imun ndaj disa artikujve. /Telegrafi/