Me pije sportive deri te medaljet: ÇKA PINË SPORTISTËT OLIMPIKË?
Pijet sportive janë shumë të popullarizuara ndër sportistët olimpikë. Cilët janë përbërësit kryesorë të pijeve sportive dhe në çka duhet kushtuar kujdes të veçantë nëse dëshironi të filloni t’i konsumoni? ÇFARË GJENDET NË PIJET SPORTIVE? Karbohidrate Testet kanë treguar që çiklistët arrijnë rezultate më të mira kur shpëlajnë gojën me ujë të pasur me karbohidrate, se sa kur konsumojnë pije energjike të ëmbëlsuara pa karbohidrate. Karbohidratet aktivizojnë receptorët në gojë të cilët aktivizojnë zonat e trurit, të cilat, sipas hulumtimeve të paradokohshme, besohet që janë të përfshira në aftësitë motorike, transmeton Telegrafi.
Elektrolitet Pijet sportive gjithashtu përmbajnë elektrolite, siç janë natriumi dhe kaliumi, në mënyrë që të kompensojnë të gjitha ato që i humbin duke u djersitur.
Kafeinë Një numër i konsiderueshëm i pijeve sportive përmbajnë kafeinë, dhe pikërisht ky alkaloid natyral në kombinim me pijet të cilat përmbajnë karbohidrate, përmirësojnë qëndrueshmërinë e garuesit. Mirëpo, sportistët duhet patjetër të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin pijet sportive me kafeinë, sepse shpesh përmbajnë substanca të palejueshme siç është eferdina.
ÇKA DUHET TË PINI PAS STËRVITJES? Pijet sportive janë goxha të tharta, andaj mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Nga pijet natyrale rekomandohen qumështi pa yndyrë, i cili është aleat i shkëlqyeshëm në këndelljen e trupit, sepse përmbajnë kombinimin e elektroliteve, laktozës dhe proteinave, të cilat janë ideale për dhëmbët tuaj. /Telegrafi/































