Pija magjike me përbërës natyralë që ju ndihmon të digjni shumë kalori
Dieta e balancuar dhe aktiviteti i rregullt fizik kanë rëndësi shumë të madhe për humbje të peshës.
Përveç kësaj, edhe pije të caktuara mund të ndikojnë në procesin e humbjes së peshës duke e shpejtuar metabolizmin.
Më poshtë, Telegrafi jua sjell një smoothie me banane që mund t’ju ndihmojë ta shkrini dhjamin.
Përbërësit:
- 70 ml çaj jeshil matcha (çaj i gjelbër që përdoret në ceremonitë japoneze të çajit)
- 1 portokall
- 1 banane
- Lëngun e dy limonëve të shtrydhur
- 2 deri në 3 cm xhenxhefil
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa ta fitoni një masë të mirë.
Konsumojeni pijen e fituar në vend të shujtës së rregullt.
Për rezultate optimale, pijeni menjëherë pas ecjes, çiklizmit, ushtrimeve fizike apo pas çfarëdo aktiviteti tjetër fizik. /Telegrafi/




























