Nga: Harallamb Fandi
Në rrugëtimin e fotografisë shqiptare dhe , sidomos në fushën e studimeve për të, do të vinte dita kur bilanci do të merrte vlera pozitive. Është e qartë se jo çdo gjë ka shkuar “vaj” dhe, si nga fotografët ashtu edhe nga studiuesit, që ndonëse janë shtuar janë ende të paktë, ka zëra që me të drejtë kërkojnë më shumë. Ka veprimtari, ka dhe përpjekje për t’i bërë ato më të larmishme, po gjithsesi nuk janë të mjaftueshme. E, kur flitet për libra, që shkruhen posaçërisht për fotografinë, i pari, për të mos thënë i vetmi, del në pah studiuesi dhe fotografi Qerim Vrioni. Pas tre librave: “Fotografia një grusht diell” (2005), “150 vjet fotografi shqiptare”(2009) dhe “Fjalori i fotografisë” (2013), që kurorëzojnë vazhdën e më shumë se 100 artikujve të tij mbi fotografinë shqiptare dhe botërore, doli në dritë edhe një libër tjetër, me mjaft vlerë: “Pikëllim në një foto të vjetër” (2018), që unë do ta perifrazoja ”Gëzim për një libër të ri”.
Është kështu, se libri i ri ve në dukje karakteristikën themelore të veprimtarisë së tij të shpërfaqur në shumicën e artikujve: skrupulozitetin e pasionuar ( theksoj dhe rezultativ) të kërkimit të vlerave tona fotografike, të humbura në kohë të turbullta, me apo dhe pa qëllim. Është një karakteristikë kjo, që hedh boll dritë mbi profilin e studiuesit si dhe mbi punën e pandërprerë të tij në këtë fushë. Duke përmendur seriozitetin e vazhdueshëm të studiuesit nuk kam parasysh vetëm kërkimet këmbëgulëse të bëra për burime të dhënash të shumta (mbi 30 botime e rreth 50 foto), shumë prej të cilave zbulohen për herë të parë. Kjo natyrisht që është e rëndësishme, por pasioni aftësia me të cilin është bërë një punë e tillë, i shpërfaqur thuajse në pjesën më të madhe të tekstit të shkruar e bën librin sa tërheqës aq dhe emocionues.
Autori ia ka nisur punës për t’i kushtuar një libër të tërë një fotoje, vetëm pasi është bindur që me të do të arrijë të përcjelli emocione të shumta dhe do të zgjojë edhe te lexuesi të tjera mendime dhe emocione pozitive. Gjithsesi, bukuria dhe origjinaliteti i librit vihen edhe më tepër në dukje nga zbulimi e argumentimi logjik i veshur me pasion ( të përmbajtur, natyrisht, sepse shkenca kështu e do ) i një fotografie simbol të “Pietà”-së” në thesarin e fotografisë shqiptare: “Pikëllim në një foto të vjetër” e Kolë Macës, e cila mbart pa mëdyshje një cilësim të tillë. Simbolin e “Pietà”-së”, bota e njeh më së shumti prej kryeveprës skulpturore të Mikelanxhelo Buonarotit. Vetë Mikelanxheloja i është drejtuar disa herë temës për të cilën bëhet fjalë, po kryevepra e mermertë në Bazilikën e San Pietros në Romë është një nga monumentet më të ndritura të tij dhe të krejt Rilindjes Evropiane. Modeli i saj, i ngulitur në mendjet dhe zemrat e gjithë artistëve, është studiuar gjatë qindra vjetëve dhe studiohet e ndikon akoma edhe sot në krijimtarinë e tyre.
Nuk janë të paktë ata që me mënyrën e vet, po thellësisht të ndikuar nga gjeniu, kanë relizuar një “Pieta” që, kur ka dalë e suksesshme, ka shtuar edhe krenarinë e vendit ku ka lindur. Kjo ka ndodhuir edhe me “Mona Liza”-n e Leonardo da Vinçit: nuk ka një, po ka disa “Mona Liza”, në disa vend të botës, madje të rikrijuara edhe nga piktorë gjenialë të artit modern, pavarësisht se madhështia e artit që mbartin kryeveprat e gjenive të Rilindjes është e papërsëritshme. Kur kalon nëpër mend çka u tha mësipër, duket se guxohet shumë për ta pagëzuar foton tonë me simbolin që përmendëm, por ajo vjen thjesht e vetvetiu në vendin e saj të merituar. Autori i librit të bën të kujtohesh e, më pas, të bindesh për këtë, duke të orientuar drejt për ta pranuar si të tillë foton që në vështrimin e parë. Ndiesia që lind nga goditja prej shikimit të veprës te njerëzit, e veçanërisht te artistët e arteve pamore, është emocionuese, sepse pamja të kujton monumentalitetin e ngjashëm me atë të “Pietà”-së. Themi të ngjashëm, sepse figura e vajzës , ndryshe nga Madona e Mikelanxhelos, nuk qëndron vertikalisht, (gjë që është theksuar dhe në libër), po paksa e përkulur anash. Kjo e afron kuptimin e fjalës “Pietà” jo thjesht me fjalën “Mëshirë”.
Te fotoja e Kolë Macës kuptimi i saj vjen si shprehje e dhimbjes tronditëse si dhe e pjesëmarrjes dhe e solidaritetit për atë po vuan, apo ka vuajtur në çastet e vdekjes. Këtë kuptim kultura botërore e njeh kështu që në botën e antikitetit, kur njerëzit për hallet e vuajtjet e tyre u drejtoheshin perëndive të ndryshme. Si shëmbull tipik përkushtimi dhe pjesëmarrjeje ( i afërt me atë të vajzës te fotoja e librit ) sillet gjithandej episodi nga vepra “Eneide”, ku gjatë luftës së Trojës heroi , duke iu bindur Perëndive, ngarkon mbi shpatulla djalin dhe babanë e vet për t’i shpëtuar, duke vënë në plan të dytë problemet personale. Gjithsesi, ky kuptim mbetet i afërt me atë të mëshirës kristiane, veti që e ka tërësisht në dorë Zoti dhe që te vepra e Mikelanxhelos e shohim më së miri. . Pavarësisht se madhështia e artit që mbartin kryeveprat është e papërsëritshme, yhemi me bindje se fotoja për të cilën flitet, konsiderohet me të drejtë në faqet e librit si “Pietà”-ja shqiptare.
Autori i librit të bën të kujtohesh e, më pas, ta pranosh këtë, duke të orientuar drejtë dhe me argumente të shumta. I duhej “skanerizimi” i plotë, por edhe interpretimi shumëplansh i fotos së Kolë Macës për t’u vendosur atë në vendin që i takonte. Përmasat e kësaj ngjarjeje kërkonin një punë e trajtim dinjitoz, i cili rezultoi me librin që na erdhi në duar. Qerim Vrioni e kuptoi, gjeti kohën e duhur dhe punoi duke realizuar një vepër të vyer. Pas leximit të parë, kudo ku ta hapësh, edhe “rastësisht” , vepra të bën të lexosh akoma, qoftë dhe pak rreshta të tjerë sepse, siç thamë, ka brenda tyre pasionin, cilësi që për një libër ka po ate vlerë që ka dhe drita në fotografi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore
Pse Bob Marley është ikonë e të drejtave të njeriut?

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

“Koha ikën, dhe duke shkuar ndryshon, ribën dhe shkel ç’do gjë me çapin e saj të pavdekshëm”

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët