Philadelphia 76ers është rikthyer te fitoret në NBA pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.

Skuadra e Doc Rivers ka mposhtur me 25 pikë epërsi Orlando Magic 122:97.


Fundori amerikan Seth Curry ishte më meritori në këtë fitore, pasi shënoi 20 pikë, pati tri kërcime e dy asistime.

1232893630.0

Ndërkohë me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Milton (15), Joel Embiid me 13 pikë e 11 kërcime, Ben Simmons (13), Joe (11) dhe Korkmaz që shtoi 10 pikë të tjera.

Tek mysafirët më efikasi ishte Brazdeikis me 21 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/ Rezultatet:

Washington Wizards - Cleveland Cavaliers 120:105

Detroit Pistons - Denver Nuggets 91:104
Oklahoma City Thunder - Utah Jazz 93:109
Philadelphia 76ers - Orlando Magic 122:97

Dallas Mavericks - Toronto Raptors 114:110

Houston Rockets - Los Angeles Clippers 122:115
Memphis Grizzlies - Sacramento Kings 107:106
Golden State Warriors - New Orleans Pelicans 125:122

telegrafi sport app