LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet ndërtimi i rrugës afër Manastirit në Deçan

Pezullohet ndërtimi i rrugës afër Manastirit në Deçan

Aleksandar Vuçiq e ka gjetur një temë të re për ta diskutuar me Avdullah Hotin në takimet e Uashingtonit e Brukselit.

Presidenti i Serbisë, po thotë se përballë kryeministrit kosovar do të kërkojë ndërprerjen e përhershme të punimeve ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, nëpër zonën në afërsi të Manastirit të Deçanit.

KFOR-i deklarohet pas vizitës që komandanti Risi realizoi në Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit
Lexo po ashtu KFOR-i deklarohet pas vizitës që komandanti Risi realizoi në Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit

Dhe deri atëherë, kjo u bë përkohësisht nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, shkruan KlanKosova.


Ndryshe, komandanti i misionit të drejtuar nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi, ka vizituar sot Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit, e cila përfshin Manastirin Ortodoks serb të Deçanit, zonën religjioze të mbrojtur nga KFOR-i i cili vepron si reaguesi i parë i sigurisë.

Sipas një njoftimi, gjatë vizitës së tij, Gjeneral Risi u takua me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në zyrën e tij, me ftesë të Komunës.

Po sipas njoftimit, Komandanti i KFOR-it gjithashtu u takua me Peshkopin Sava Janjiq në Manastir.

“Në të dy takimet u diskutua për situatën e përgjithshme në zonë, duke marrë parasysh ndikimin e veçantë në siguri të punimeve në rrugën R108 që shtrihet në afërsi të Manastirit Deçanit. Gjeneral Majori Risi riafirmoi angazhimin e paanshëm të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori