LAJMI I FUNDIT:

Petrovska – Brieger: Maqedonia e Veriut është eksportuese e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë

Petrovska – Brieger: Maqedonia e Veriut është eksportuese e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska mëngjesin e sotëm në Bruksel është takuar me kryesuesin e Komitetit ushtarak të Bashkimit Evropian, gjeneralin Robert Brieger, me të cilin ka biseduar për kontributin e Maqedonisë së Veriut ndaj sigurisë rajonale dhe globale dhe për intensifikimin e bashkëpunimit mbrojtës mes shtetit tonë dhe Bashkimit Evropian.

“Me të vërtetë mund të jemi krenarë për atë që kemi arritur. Nga importi i sigurisë, Maqedonia e Veriut është pozicionuar si shtyllë e sigurisë rajonale dhe stabilitetit. Konfirmim për këtë është pjesëmarrja jonë në operacionin e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, ALTEA nga viti 2006, si dhe pjesëmarrja jonë në grupet luftarake të Unionit”, tha ministrja në takim. Theksoi se deri më tani 363 pjesëtarë të armatës kanë qenë pjesë e ALTA-s, ndërsa në misionin e BE-së në Republikën e Afrikës Qendrore kanë marrë pjesë gjashtë oficerë të armatës.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska ka shprehur kënaqësinë për intensitetin e fuqishëm të bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet vendit dhe Bashkimit Evropian dhe falënderoi për mbështetjen evropiane të procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës me nëntë milionë euro të siguruara përmes Fondit paqësor evropian.


“Fakti që Fondi paqësor evropian tregoi interes për të mbështetur pajisjen dhe modernizimin e Armatës me 9 milionë euro, tregon se interesimi për marrëdhënie edhe më të ngushta mes Maqedonisë së Veriut dhe Unionit është i madh. Vendi ynë ka nisur procesin e anëtarësimit, shoqëria jonë bazohet në vlerat moderne evropiane dhe ne i përkasim Evropës”, përfundoi ministrja.

Gjenerali Briger shprehu kënaqësinë që të dyja palët janë ambicioze në synimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje dhe falënderoi për pjesëmarrjen afatgjatë të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionet dhe operacionet e Unionit.

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori