LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqeni “fantazmë” i zbuluar në brigjet e Shqipërisë, mahnit botën

Peshkaqeni “fantazmë” i zbuluar në brigjet e Shqipërisë, mahnit botën

Një peshkaqen i bardhë fantazmë i gjetur pranë ishullit të Sazanit në Shqipëri, është shembulli i parë i leucizmit i regjistruar ndonjëherë në këtë specie.

Peshkaqeni “fantazmë” i cili u zbulua në brigjet e Shqipërisë – njihet si peshkaqen i ashpër këndor (Oxynotus centrina).

Ky ekzemplar i rrallë u gjet pranë ishullit të Sazanit, një post i izoluar ushtarak, në një thellësi prej rreth 200 metra.


Peshkaqeni, u dallua për shkak të një gjendjeje të rrallë gjenetike të quajtur leucism, e cila prish prodhimin e melaninës dhe shkakton reduktim të pigmentimit.

Sipas “Livescience”, kjo shënon herën e parë që leucizmi është dokumentuar në këtë specie dhe në të gjithë familjen e peshkaqenit, Oxynotidae.

Peshkaqenët e tillë këndorë janë zakonisht me ngjyrë gri-kafe të errët ose të zi me njolla të errëta në anët e tyre për t’i ndihmuar ata të përzihen në mjedisin që i rrethon.

Imazhet tregojnë se ky individ gëzonte shëndet të plotë.

“Disa kërkime sugjerojnë se mungesa e pigmentimit mund t’i bëjë individët më të dukshëm si për grabitqarët ashtu edhe për gjahun, duke reduktuar potencialisht shanset e tyre për të mbijetuar,” tha fotografi Andrej Gajić, nga Sharklab ADRIA. Ky zbulim, së bashku me të dhënat e tjera të peshkaqenëve të shëndetshëm me çrregullime të pigmentit, nënkupton që këto anomali nuk kanë një ndikim të rëndësishëm negativ në aftësinë e peshkaqenëve të detit të thellë për t’u ushqyer, për të shmangur grabitqarët ose për t’u riprodhuar, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Kalo në kategori