Është alarmante gjendja me furnizimin me energji elektrike për kompanitë në vend, njoftoi në konferencën e sotme për media Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çmimet e rrymës në bursat botërore janë rritur deri në 250 euro për megavat për orë, që është një rritje prej pesë deri në shtatë herë dhe akoma më alarmues është fakti se nuk ka njoftime se ky çmim do të ulet në kohën e duhur. Çmimi i të ardhmes po rritet, ndërsa dimri nuk ka ardhur ende si duhet, që nuk do të thotë se nuk do të jetë i gjatë”, shpjegon Peshev.
Ai thotë se kompanitë anëtare të Odës, qysh në fillim të tetorit kanë filluar të bëjnë të ditura shqetësimet e tregtarëve po i ndërpresin kontratat e furnizimit dhe po u ofrojnë kontrata të reja me çmime drastike më të larta dhe afate më të shkurtra. Menjëherë pas kësaj, pothuajse të gjitha kompanitë u ankuan se u ndërprenë kontratat dhe se u ofroheshin të reja me çmime tre, katërfish apo edhe pesëfish më të larta.
“Me datën 8 tetor kemi thirrur një mbledhje urgjente në Odë me të gjitha palët e interesuara, gjegjësisht ESM, MEPSO, Komisioni Rregullator i Energjisë dhe kemi dëgjuar shumë informacione shqetësuese prej tyre. Rregullatori na tha se nuk ka asnjë mekanizëm me të cilin tregtarët mund të zgjasin kontratat e tyre me kompanitë dhe se e vetmja gjë që mund të bëhet është heqja e licencave të importit, gjë që është e papranueshme, pasi energjia elektrike do të duhet të sigurohet nga tregu i lirë dhe atje çmimet janë krejtësisht të paparashikueshme, por edhe kompanitë e vogla nuk mund të performojnë në atë treg, domethënë atje do të jenë krejtësisht të padukshme. Për tregtarët që nuk i përmbushin kontratat, kompanitë nga rregullatori janë dërguar në procedurë gjyqësore, që për ta është krejtësisht e papranueshme sepse ato procese janë shumë të ngadalta, dhe situata është urgjente”, tha Peshev.
Në takim u konkludua që të kërkohet nga shteti rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike, përmes prokurimit të thëngjillit për TEC Manastir, si dhe aktivizimi i TEC Osllome, i cili operon me mazut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit