LAJMI I FUNDIT:

Pesha trupore dhe osteoporoza

Pesha trupore dhe osteoporoza

Një studim i shkencëtarëve norvegjez sugjeron që meshkujt të cilët janë të hollë në moshë mesatare, janë më të rrezikuar që më vonë të vuajnë nga osteoporoza.

Hulumtuesit nga Universiteti i Oslos kanë njoftuar se zvogëlimi i masës trupore ndërmjet moshës 47 dhe 77- vjeçare te meshkujt, rrit prirjen për t’u zhvilluar osteoporoza, ndërkoha rritja e peshës trupore në këtë moshë e zvogëlon këtë prirje.

Megjithatë, shkencëtarët edhe më tutje rekomandojnë që pesha trupore të jetë mesatare, e shëndetshme dhe stabile.

Osteoporoza është sëmundje e eshtrave e cila çon në rritjen e rrezikut për frakturë të eshtrave.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Për shëndetin e eshtrave konsumoni kumbulla

Për shëndetin e eshtrave konsumoni kumbulla

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori