LAJMI I FUNDIT:

Pesë vite nga vrasja e Ivanoviqit, kërkohet zbardhja e rastit

Pesë vite nga vrasja e Ivanoviqit, kërkohet zbardhja e rastit

Familjarë, bashkëpunëtorë të afërt dhe qytetarë, kanë ndezur qirinj sot në 5-vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, para selisë së Iniciativës Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi” në veri të Mitrovicës.

Në vendin e vrasjes u mbajt ngjarja përkujtimore në ora 8:15, pikërisht në kohën kur kishte ndodhur vrasja pesë vite më parë, e cila u organizua nga familja, ndërsa edhe një ngjarje e tillë pritet të mbahet në ora 10:00 që do të organizohet nga Iniciativa që ai e kishte udhëhequr.

Gjatë këtij përkujtimi u kritikua gjyqësia e Kosovës, ajo e Serbisë, si dhe bashkësia ndërkombëtare, për të cilat u tha se edhe pas pesë viteve nuk kanë bërë sa duhet në zbardhjen e rastit.


Ish-lideri i Iniciativës Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi”, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar 2018 me gjashtë plumba para selisë së partisë në veri të Mitrovicës, ndërsa edhe pas kësaj kohe, autorët si dhe urdhërdhënësit e këtij krimi mbeten të panjohur. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori