Pesë veprime të përditshme që dëmtojnë flokët tuaj: Si të shmangni gabimet e zakonshme

Flokët janë një nga pjesët më të rëndësishme të pamjes sonë, por shpesh nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur përkujdesjes së tyre
Ja cilat janë gabimet më të zakonshme dhe si mund t’i shmangësh për të pasur flokë të shëndetshëm e të bukur.
1. Përdorimi i tepruar i mjeteve të nxehta
Dëmtimi i flokëve nga nxehtësia është një nga problemet më të zakonshme, sidomos nëse përdor shpesh tharësen dhe pjastrën. Nxehtësia e lartë dobëson fibrat e flokëve, duke i bërë ata të brishtë dhe të thatë.
Si ta shmangësh: Përdor një mbrojtës para përdorimit të mjeteve të nxehta dhe sigurohu që të mos i përdorësh këto mjete çdo ditë. Gjithashtu, sigurohu të zgjedhësh një temperaturë mesatare te pajisjet që përdor dhe jo temperaturën më të lartë të mundshme.
2. Larja e shpeshtë e flokëve
Edhe pse mund të duket sikur larja e shpeshtë i mban flokët më të pastër, në fakt mund të ndikojë negativisht, duke larguar vajrat natyralë që i mbrojnë dhe ushqejnë ato.
Si ta shmangësh: Përpiqu të kufizosh larjen e flokëve në 2-3 herë në javë. Nëse ke flokë që yndyrosen shpejt, përdor shampon të thatë për t’i bërë flokët të duken sa më të freskët, pa i dëmtuar.
3. Fërkimi i flokëve me peshqir
Pas dushit, shumë njerëz kanë zakonin t’i fërkojnë flokët me peshqir për t’i tharë më shpejt. Ky veprim mund të shkaktojë dëmtime mekanike dhe këputje të flokëve.
Si ta shmangësh: Në vend që t’i fërkosh, thaji flokët duke i shtrydhur butësisht me një peshqir të butë ose përdor një peshqir mikrofibër që është më i sigurt për flokët.
4. Përdorimi i produkteve me përmbajtje të lartë kimikatesh
Shumë produkte flokësh përmbajnë kimikate të forta që i dëmtojnë flokët me kalimin e kohës, si sulfate, parabene dhe alkool. Këto përbërës i thajnë flokët dhe i bëjnë ata të ndjeshëm ndaj këputjes.
Si ta shmangësh: Zgjidh produkte natyrale ose organike për flokët, të cilat nuk përmbajnë kimikate të dëmshme. Kontrollo etiketat për përbërësit dhe përdor ato që janë të pasura me vajra dhe përbërës ushqyes.
5. Kapja e flokëve shumë fort
Lidhëset ose kapëset e forta mund të ushtrojnë presion të madh mbi flokët dhe të dëmtojnë folikulat, duke çuar në këputje ose rrallim të flokëve në zona të caktuara, citon Anabel.
Si ta shmangësh: Zgjidh lidhës të butë dhe mos i kap flokët shumë fort. Nëse i kap shpesh flokët bisht, provo të ndryshosh stilin për të lehtësuar presionin në flokë.
Duke shmangur këto gabime të përditshme dhe duke ndjekur këshilla të thjeshta, mund të kesh flokë më të fortë, të shëndetshëm dhe plot shkëlqim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite
Courteney Cox thotë se ajo dukej 'vërtet e çuditshme' pas ndërhyrjeve kozmetike

Kujdesi për fytyrën gjatë dimrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë