Manchester United është duke e kërkuar me ngulm një sulmues për afatin kalimtar të janarit, pasi ata aktual nuk po munden ta gjejnë golin.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga Djajtë e Kuq që në afatin e dimrit ta transferojnë një sulmues në mënyrë që të zgjidhin problemin e golave.


Sipas SunSport, United ka një listë prej pesë sulmueseve që do të tentojnë t’i transferojnë në afatin e janarit:

ole gunnar solskjaer 87occbty0vdgtn60051mq7 Ole Gunnar Solskjaer

Mario Mandzukic – Juventus

Zonja e Vjetër është e gatshme që ta shesë sulmuesin kroat në afatin e janarit, pasi në vern e vitit 2020 do të largohet si lojtar i lirë.

Lojtari 33-vjeçar ishte kërkuar edhe në këtë verë nga skuadra angleze, mirëpo marrëveshja nuk materializua në fund.

mandzukic

Teemu Pukki – Norwich

Sulmuesi finlandez i ka impresionuar të gjithë me formën e tij në këtë fillim sezon te Norwichi, andaj shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.

Në sezonin e kaluar Pukki arriti t’i shënonte 30 gola në të gjitha garat, andaj kjo ka bërë që United t’i kërkojë shërbimet e tij.

pukki

Callum Wilson – Bournemouth

Sulmuesi anglez ishte kërkuar nga Djajtë e Kuq edhe në verën që shkoi, mirëpo kundërshtari i tyre nga liga angleze refuzoi ta shiste atë.

Wilson ka zhvilluar deri më tani 98 paraqitje duke shënuar 38 gola në Ligën Premier në pesë sezone.

082915 Soccer Bournemouth Callum Wilson pi ssm.vresize.1200.675.high .44

Moussa Dembele – Lyon

Sulmuesi francez u largua nga Celticu në afatin kalimtar veror për te Lyoni, e që nga starti po tregon formë të lartë.

Dembele deri më tani ka shënuar gjashtë gola në Ligue 1, ndërsa te Celticu kishte realizuar 15 gola në 33 paraqitje.

dembele 1

Victor Osimhen – Lille

20-vjeçari është më pak i njohur nga futbolldashësit, mirëpo statistikat e tij fantastike nuk i kanë ikur syrit të Unitedit.

Në këtë fillim sezon, Osimhen ka arritur të shënojë gjashtë gola në shtatë paraqitje për klubin francez, andaj Ole Gunnar Solskjaer e ka futur në listën e transferimeve për janar. /Telegrafi/

osi

telegrafi sport app