Site icon Telegrafi

Pesë shtetet që kufizohen me Rusinë mund t’ua ndalojnë hyrjen turistëve rusë

Pesë shtetet që kufizohen me Rusinë mund t’ua ndalojnë hyrjen turistëve rusë

Turistëve rusë mund t’ju ndalohet hyrja në Estoni, Lituani, Latvi, Poloni dhe Finlandë, nëse Bashkimi Evropian nuk miraton ndalesën në tërë bllokun, ka bërë të ditur sot ministri i Jashtëm i Lituanisë.

“Kam biseduar me ministrat nga të gjitha këto vende. Nuk shoh ndonjë dallim të madh politik”, tha Gabrielius Lansdbergsis para gazetarëve në Vilnius, transmeton Telegrafi.

Ai tha se rusët nuk do të lejohen të futen në vendet e BE-së, derisa vendi i tyre po kryen gjenocid.

Lexo po ashtu Zelensky zotohet për rikthimin e sundimit të ligjit në territoret e aneksuara nga rusët: Filloi në Krime dhe atje do të përfundojë

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të vendosin ndalesë udhëtimi për të gjithë rusët.

Megjithatë, kancelari gjerman Olaf Scholz që nga propozimi i kësaj ndalese, ka thënë se rusët do të duhej të lejoheshin të largohen nga shtëpitë e tyre – nëse nuk pajtohen me politikat e Kremlinit.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, pritet të diskutojnë nëse ndalesa e BE për shtetasit rusë do të zgjerohet, duke marrë parasysh se këtë po e mbështesin pesë vendet që kufizohen me Rusinë që filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Por disa vende që janë anëtare të BE-së siç është Hungaria po i rezistojnë kësaj ndalese, dhe janë kundër zgjerimit të saj në BE. /Telegrafi/

 

Exit mobile version