LAJMI I FUNDIT:

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Graçanicë dhe në veri të Mitrovicës.

Raporti i Policisë së Kosovës:


Podujevë 10.10.2021-13:00. Më datën 25.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti me datë 10.10.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe kanosë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e cila si pasojë e dhunës dhe frikës së bashku me dy fëmijët e saj ishte larguar nga shtëpia pasi ishte ndier e rrezikuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 25.10.2021-06:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të  një fjalosje që kishin pasur vajzat e tij në mes veti, e kishte sulmuar fizikisht njërën prej tyre viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 25.10.2021-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Graçanicë, 25.10.2021-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka kanosur nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri 25.10.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori