Site icon Telegrafi

Pesë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Edhe këtë të premte po vazhdojnë kolonat e gjata në disa pikëkalime kufitare të Kosovës me Serbinë, ku bashkatdhetarët po presin me orë për të dalë nga Kosova.

Kolonat më të gjata janë në pikën kufitare në Merdar, ku qytetarët po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova përmes Serbisë.

Kolona të gjata të veturave, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 17:08) dhe pritje deri në gati dy orë ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërsa, pritje deri në gjysmë orë dhe gati një orë për të dalë nga Kosova janë te pikat kufitare Mutivodë dhe Muçibabë.

Për të hyrë në Kosovë pritjet janë tre deri në pesë minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version