Kaloni më shumë kohë duke shijuar diellin sesa duke stiluar flokët tuaj… Këto janë disa modele që realizohen vetëm në pak minuta!
Në pjesën më të madhe, idetë për stilimet e ndryshme vijnë nga pasarelat. Mesa duket, modelet e flokëve të shkurtra do të jenë një tendencë e fortë këtë verë mbi të gjitha nëse do stilohen, e njëjta gjë vlen edhe për flokët me gjatësi të mesme apo edhe ato të gjatë.
Tendencë gjithashtu do të jetë edhe prerja ‘pixie’ e shumë modele të tjera. Edhe modeli ‘bob’ vazhdon të jetë në modë. Por mund të themi se flokët e gjatë nuk dalin kurrë nga moda dhe do t’ju bëjnë shoqëri edhe në këtë mot të nxehtë.
Më poshtë po ju sjell disa nga modelet më IN të momentit…
1 Bisht me aksesorë
Flokët e kapur bisht gjithnjë duken bukur por do të duken akoma dhe më bukur nëse ju i shtoni edhe një fjongo të ndërthurur. Ky model duket sikur do orë të tëra të realizohet, por faktikisht duhen vetëm 10 minuta. Bishti me fjongo të ndërthurur është përdorur edhe në tapetin e kuq!
2 Gërsheti shirit
Krijoni vetëm 2 gërsheta në një anë të kokës dhe më pas vendosini në fillim duke përdorur karficat e vogla.
3 Flokët e lagur
Ky model ka qenë tendencë edhe verën e kaluar kështuqë nuk ka si të mos jetë edhe këtë verë. Sekreti i këtij modeli është ky: Nuk duhet të përdorni domosdoshmërisht ujë për të krijuar idenë e flokut të lagur, por mund të përdorni xhel në një sasi jo të madhe.
4 Gjysmë të kapura – gjysmë të lëshuara
Ky model klasik e i thjeshtë është kthyer përsëri. Është model mjaft i preferuar dhe i bukur ku ju mund të realizoni edhe disa onde në fund.
5 Modeli ‘pixie’
Nëse keni dëshirën të ndryshoni totalisht, ju vjen në ndihmë ky model! Disa kanë guxim e disa jo për të bërë këtë lloj prerjeje e cila është një prerje shkurt, rrethore e me shkallëzim. Është model tepër interesant, dhe nuk ka shumë nevojë për kujdes, thjesht mjafton pak xhel ose llak për një pamje sa më të bukur! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Makthet e natës
Pantallona elegante që zgjasin vizualisht këmbët: Monica Bellucci i vesh, kombinohen lehtë
A mund të përdoret vazelina si lubrifikant për seks?
Këto tri modele palltosh do të sundojnë këtë dimër, sepse i përshtaten çdo strukture trupore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë