Barcelona në mënyrë të pashpjegueshme është eliminuar nga Liverpooli në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit kishin një epërsi prej tri golave dhe pësoi humbje prej katër sosh, e cila gjë bëri që të eliminohet edhe këtë sezon në këtë fazë të garës.
Gazeta spanjolle, MARCa, ka renditur pesë gabimet strategjike të trajnerit, Ernesto Valeverde, pa harruar gabimet individuale. Jordi Alba nuk mbuloi kundërshtarët, reagimi i keq i portierit, Marc-Ter Stegen, “zhdukja” e Lionel Messit në momentin më të vështirë të ekipit, lojën diskrete të Luis Suarezit dhe një mori të detajeve të tjera, është koha më e përshtatshme të ndalemi për t’i renditur gabimet që mund t’i atribuohen Ernesto Valverdës.
Trajneri, në këto raste, është ai që duhet të kërkojë zgjidhje. ‘Txingurri’, ose nuk i bëri lëvizjet ose i bëri vonë dhe keq.
Këto janë pesë gabimet e pafalshme që kontribuuan në debaklin në Anfield Road.
1. Ekipi starues si në ndeshjen e parë
Të gjithë ranë dakord se 3-0 ishte çorientues dhe se Liverpooli dominonte qartësisht dhe e tronditi Barcelonën në shumë faza të lojës. Qasja e Jurgen Kloppit, një rezultat në diferencë e tejkaloi Erneste Valverden. Dhe në Anfield Road, Barcelona luajti me strategji dhe ekip të njëjtë. Ndoshta disa ndryshime në ekipin fillestar do të kishin shmangur dyfishimin e skenarëve.
2. Coutinho dhe mundësitë e humbura
Është e vërtetë se Ousmane Dembele nuk ishte aty dhe se Malcom nuk e meriton të jetë startues te Barça. Por pak kush e ka kuptuar se pse Coutinho, i cili kishte një paraqitje tejet të dobët, sërish u inkuadrua në ekipin e parë. Qëndrimi, performanca, ishte e njëjtë. Ose edhe më keq. Meritokracia nuk është në listën e prioriteteve të ‘Txingurri’.
3. Zëvendësimet nuk sollën ndryshim
Është interesante që në ndeshjen e dytë del një ekip me të njëmbëdhjetëshen e njëjtë dhe zëvendësimet bëhen të njëjtat si në të parën. Dhe më shumë se kurrë ndryshimet si ai i Semedos me Coutinhon, kishte nënkuptuar tashmë një përmirësim të dukshëm në ndeshjen e parë. Arthur hyri me vonesë dhe Malcom ishte dëshpërues. Ndryshimi, sigurisht, shtrihet në pjesën tjetër të sezonit, por kjo analizë është për një pikë tjetër.
4. I mbytur me presion, Arthur ishte 20 minuta në fushë
“Ai u transferua për ndeshjet si kjo”, kishte thënë me të drejtë Arturo Vidal. Nuk ka asgjë për të qortuar kilianin, natyrisht. Por ka një fakt të padiskutueshëm: Arthur Melo u mbyt në presionin prej lojtarëve të Liverpoolit. Në Camp Nou dhe Anfield Road humbisnin topin, u detyrua të fshihej në zonën e tij, sepse çdo dalje ishte e prerë dhe e parashikuar nga ‘The Reds’. Në atë skenar, Arthur kontribuoi pak edhe pse ishte blerë për këto ndeshje. Në ndeshjen e parë dhe Ernesto Valverde vendosi që në 74 minutë ta inkuadronte në fushë brazilianin, lojtari që më së paku ka humb topa këtë sezon, më pak se Rakitic e Busquets.
5. Sakrificat gjithnjë janë të njëjta
Në minutën e 74-të, Valverde guxoi të bënte ndryshime në ekip me Arthurin. Ai e hoqi Arturo Vidalin, si gjithmonë, i cili ishte më vrapuesi deri në ato momente te katalunasit. I vetmi nga tre mesfushorët të cilët nuk kishin kartonë të verdhë, i cili mund të shkaktonte ndonjë faull taktik. Busquets dhe Rakitic, të cilët nuk u duken në lojë, vazhduan të mbesin në fushë. Sakrificat e stolit janë gjithmonë të njëjta. /Telegrafi/