LAJMI I FUNDIT:

Pesë fakte për artisten Taylor Swift

Pesë fakte për artisten Taylor Swift

Taylor Swift është një artiste me një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm në Amerikë por edhe në mbarë botën.

Me suksese të padiskutueshme, ajo ka arritur që katër herë radhazi të fitojë çmimin “Albumi i Vitit” në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve në muzikë “Grammy Awards”.

Edhe ky vit për sa i përket sukseseve në karrierë nuk ka qenë më ndryshe.


Albumi i saj i vitit 2024, “The Tortured Poets Department” ka qenë albumi më i dëgjuar në Spotify, dhe vetë Taylor ishte artistja më e dëgjuar në këtë platformë.

Në kuadër të turneut dyvjeçar “Eras Tour” ajo fitoi 2 miliardë dollarë nga shitja e biletave, artistja e parë në botë që thyen këtë record.

Përtej suksesit të saj komercial, Taylor Swift është e dashur nga fansat e saj si një kompozitore e jashtëzakonshme, me tekste që rezonojnë thellësisht me dëgjuesit e saj të rinj dhe të vjetër.

Por çfarë duhet të dini për artisten e cila ka thyer rekorde të njëpasnjëshme, këtu kemi përmbledhur pesë fakte për artisten amerikane.

Taylor Swift mban emrin e James Taylor, njëri prej artistëve të preferuar të prindërve të saj

Nëna e saj mendonte se duke i dhënë asaj një emër neutral do ta ndihmonte atë të krijonte një karrierë biznesi një ditë.

Megjithëse Swift nuk kishte nevojë për ndihmë në atë departament, të dy artistët kanë performuar së bashku më parë, duke bërë duet me hitin e James Taylor “Fire and Rain” dhe “Love Story” të Taylor Swift në 2012.

Gjyshja e saj, Marjorie, ishte një këngëtare opera

Taylor Swift është inspiruar ndër vite nga gjyshja e saj Marjorie Finlay, sakaq në vitin 2020 publikoi këngën “Marjorie” që kishte vokalet e saj.

Speak Now ishte albumi i parë që Swift e shkroi tërësisht vetë.

Albumi i tretë në studio i Taylor Swift, “Speak Now”, u shkrua tërësisht më vete, pjesërisht për shkak të orarit të saj intensiv të turneut. Albumi ishte një largim nga albumi i saj i mëparshëm, më rinor dhe i frymëzuar nga përrallat, Fearless, dhe ofroi një vështrim më të thellë, introspektiv në marrëdhëniet dhe madje edhe kritikat mediatike.

U deshën vetëm 15 minuta që Taylor Swift dhe Liz Rose të shkruanin këngën “Tim McGraw”

Kënga Tim McGraw ishte shkruar kur Swift ishte ende në shkollë të mesme.

Këngëtarja citohet të ketë thënë: Pas shkollës, shkova në qendër të qytetit, u ula në piano dhe e shkrova këtë me Liz Rose për 15 minuta. Mund të kenë qenë 15 minutat më të mira që kam përjetuar ndonjëherë”.

Filmi i vitit 2019, “Someone Great”, e frymëzoi atë për këngën “Death By a Thousand Cuts”.

Siç raportohet, “Someone Great”, filmi i Netflix, frymëzoi Taylor Swiftin të shkruante këngën “Death By a Thousand Cuts”, të cilën e publikoi në albumin e saj Lover. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar

Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar

Magazina
Befasi: Gjesti

Befasi: Gjesti "aderon" në Big Brother VIP Albania - një ditë pas eleminimit nga BBVK

Magazina
“Më është bërë diçka që s’është dashur të më bëhet”, Gjesti thumbon produksionin e BBVK nga kolltuku i Big Brother VIP Albania

“Më është bërë diçka që s’është dashur të më bëhet”, Gjesti thumbon produksionin e BBVK nga kolltuku i Big Brother VIP Albania

Magazina
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti

Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti

Magazina
“Jam i lodhur, por sërish ka puls” - bën bujë videoja e Gjestit pak para se të hynte në Big Brother Albania

“Jam i lodhur, por sërish ka puls” - bën bujë videoja e Gjestit pak para se të hynte në Big Brother Albania

Magazina

"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin

Magazina
Kalo në kategori