Pesë arsyet pse njerëzit nuk ndahen edhe kur nuk e duan më njëri-tjetrin

Një marrëdhënie jo e lumtur është burim stresi dhe shqetësimi. Gjithashtu mund të shkaktojë edhe depresion. Sidoqoftë për disa çifte është e vështirë që të divorcohen dhe të vazhdojnë jetën normalisht
Ka shumë arsye pse ata qëndrojnë në një martesë që nuk ju sjell lumturi. Më poshtë lexoni pse njerëzit “ngecin” në një marrëdhënie edhe kur nuk e duan më njëri-tjetrin:
Vetëbesimi i ulët
Mungesa e vetëbesimit i bën njerëzit të mbajnë marrëdhënie jo të lumtura. Psikologët pohojnë se një person i cili nuk është i vetëdijshëm për avantazhet e veta është padyshim i gatshëm të trajtohet keq. Këta njerëz besojnë vërtetë se nuk e meritojnë dashurinë.
Mosha
Ende ka sterotipe të forta dhe të përhapura në shoqëri që thonë se jeta ka mbaruar pas të 40-ve dhe se është e pamundur të gjesh dashurinë e vërtetë. Frika nga vetmia është arsyeja pse shumë çifte preferojnë të qëndrojnë se bashku.
Megjithatë, sociologët pohojnë se njerëzit mund të zgjidhin jetën e tyre personale në çdo moshë. Pothuajse gjysma e grave mbi moshën 45-vjeçare që kaluan një divorc pohuan se tani janë më të lumtura se kurrë.
Paratë
Ndonjëherë një martesë e pakënaqur bëhet një kurth dhe është paraja që i mban bashkëshortët së bashku.
Firma britanike e avokatit Slater & Gordon kreu hulumtime dhe zbuloi se arsyeja kryesore pse njerëzit qëndrojnë së bashku pavarësisht nga mungesa e dashurisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë është frika. Dhe një nga frikërat më të mëdha është frika se mos mbeteshin pa para.
Presion i shoqërisë
Ekzistojnë gjithashtu forca të jashtme që nxisin një martesë jo të shëndetshme, si presioni i gjeneratave të vjetra të familjes. Çiftet që jetojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme kanë tendencë të shqetësohen për atë që do të thonë të afërmit, fqinjët dhe kolegët e tyre. Një divorc duhet të jetë një vendim i menduar mirë nga dy persona.
Gwyneth Paltrow ka ndarë përvojën e saj kur ajo ishte në procesin e divorcimit dhe foli për atë që ajo e quajti “ndërprerjen e vetëdijshme”. Është gjendja e një çifti para ndarjes përfundimtare kur të dy partnerët vendosin se si do të jetojnë pas divorcit dhe ndahen në mënyrë paqësore duke kuptuar plotësisht veprimet e tyre. Në këtë rast, njerëzit rreth tyre nuk do të kenë ndonjë pyetje, sepse është një vendim i qëllimshëm i bërë nga 2 të rritur me mirëkuptim të plotë.
Fëmijët
Fëmijët janë një ndër arsyet kryesore për mosmarrjen e vendimit për divorc. Kjo gjë është e kuptueshme, pasi të gjithë janë të vetëdijshëm për efektet negative që divorci shkakton tek fëmijët. Ata mund të ndjejnë faj, ankth dhe pasiguri. Megjithatë, psikologët sugjerojnë të shikojnë këtë problem nga një kënd tjetër. Fëmijët që jetojnë në një martesë jo të lumtur duhet të përballen me presionin psikologjik çdo ditë dhe të ndjejnë ashpërsinë e marrëdhënieve jo të shëndosha midis prindërve.
Sjellja toksike e të rriturve sjell shkatërrim në jetën e fëmijës. Shumë shpesh fëmijët fillojnë të fajësojnë veten për të gjitha problemet që ndodhin në familje. Kjo është arsyeja pse duhet të ndaheni në mënyrë të civilizuar nëse dashuria për njëri-tjetrin ka përfunduar. Megjithatë, përpara se ta merrni një vendim të tillë, është e nevojshme të vizitoni një psikoterapist të familjes me qëllim që të reduktohet stresi i fëmijës që shkaktohet nga ndarja e prindërve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania