Ndërkohë që teknologjia ecë përpara, shumica e njerëzve duan të jenë të parët që ecin në hap me të. Kësisoj, në ditët e sotme, mënyra më e mirë për të qenë në hap me trendet dhe kohën është t’i përdorni pajisjet dhe rrjetin 4G.
- Është zhvilluar pikërisht për njerëzit që përdorin shumë internet
Njerëzit të cilët janë në kërkim për një mini-kompjuter që mund ta marrin me vete duhet të mendojnë për blerjen e një telefoni të mençur që përkrahë teknologjinë 4G. Këta telefona na mundësojnë të kryejmë përmes telefonit punë që më herët i kemi kryer vetëm në laptop ose kompjuter. Dhe janë pikërisht telefonat 4G që na mundësojnë të kryejmë punë të tilla me shpejtësi marramendëse. Blerja e një telefoni që përkrahë teknologjinë 4G, është vendim i mençur.
- Thirrje pa zhurmë
Çdokush që ka përdorur ndonjëherë një celular 2G apo 3G e di që cilësia e zërit është shumë e dobët. Në vend se të përqendrohen pa u shqetësuar në bisedë, bashkëbiseduesit gjatë gjithë kohës duhet ta pyesin njëri-tjetrin se a po dëgjohen. Telefonat që e përkrahin 4G’në e kanë ndryshuar këtë gjë, duke ofruar kualitet të lartë të zërit në thirrjet standarde dhe në thirrjet që realizohen përmes internetit në mobil 4G.
- Dërgim i fotografive dhe emailave me shpejtësi të madhe
Për ata që janë në kërkim për të blerë një telefon të mençur për herë të parë, kjo pajisje ka një kamerë të integruar, program për muzikë dhe video, si dhe shfletuesit e internetit – të gjitha në një telefon të vetëm. Ashtu si çdo telefon tjetër i mençur, telefonat 4G japin mundësinë për të manovruar me e-maila dhe për t’i ndarë fotot me miqtë dhe familjen e tyre. Ndërsa, dallimi i vetëm është se me telefonat 4G këto gjëra mund t’i bëni shumë më shpejtë.
- Transmetimi i videove pa ndërprerje
Ata që para se të blinin telefon që përkrah rrjetin 4G kanë shikuar video në telefonin e vjetër, do të çuditen me kualitetin e rrjetit në transmetimin e videove me 4G. Këta telefona i japin përdoruesit një përvojë mahnitëse dhe pamje të pandërprerë të videove që ata zgjedhin t’i shohin përmes telefonit të tyre të mençur 4G. Mirëpo, duhet pasur parasysh, se shikimi i videove përmes internetit në mobil e harxhon më shpejtë pakon dhe duhet aktivizuar pako e re.
- Krijon wi-fi përmes telefonit
Pjesa dërrmuese e telefonave 4g kanë të integruar opsionin për shpërndarjen e rrjetit për telefona apo kompjuterë të tjerë. Kjo është një mundësi shumë e mirë për t’u dhënë njerëzve qasje në internet nëse ata nuk kanë pako të tillë ndërkohë që u duhet komunikim. Mirëpo, mos harroni se kur ta ndani internetin me të tjerët do të keni shpejtësi më të vogël të internetit, pasi që shpejtësia do të shpërndahet në dy pajisje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës