Kombëtarja U17 e Kosovës në konkurrencën e femrave do të grumbullohet për t'i zhvilluar dy ndeshjet e radhës.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi tanimë ka publikuar listën me futbollistet e grumbulluara për këto sfida.


Dardanet U17 do të udhëtojnë në Shqipëri, ku do të marrin pjesë në turneun kualifikues për Evropianin 2025.

Dardanet U17 janë pjesë e grupit B4 me Shqipërinë dhe Izraelin:

Ndeshja e parë e Kosovës zhvillohet më 30 tetor në Elbasan Arena kundër Shqipërisë me fillim nga ora 14:00, derisa e dyta është ndaj Izraelit më 2 nëntor. /Telegrafi/ 

464875672 18326133967158930 2756266315153800448 n

telegrafi sport app