Përzgjedhësi i Kilit, Reinaldo Rueda ka thënë se Borussia Dortmund janë shumë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal.

Kontrata e Vidal me klubin nga Camp Nou është deri në fund të sezonit 2020-21 dhe 32-vjeçari është lidhur me një largim nga Spanja.


Kiliani ishte gati të transferohet në Serie A  në afatin kalimtar të janarit, ku Interi konfirmoi interesimin.

reinaldo rueda roja

Sidoqoftë, përzgjedhësi i Kilit, beson se Vidal është i kënaqur në Camp Nou dhe stili i tij përshtatet mirë atë të trajnerit Quique Setien.

"Unë mendoj se ai është shumë i kënaqur te Barcelona. Tifozët e kanë mirëpritur shumë mirë dhe shpresoj që kudo që të shkojë ai do të jetë protagonisti”.

hi res e15800021748649cf488e06189588370 crop north scaled

"Me sa di unë ekziston mundësia që [Vidal] të kthehet në Itali".

"Dortmundi kohët e fundit ishte shumë i interesuar për të. Por nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app