LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Islandës zbulon planin për ndeshjet ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve

Përzgjedhësi i Islandës zbulon planin për ndeshjet ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve

Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka folur me ambicie të lartë për dy ndeshjet kundër Kosovës në play-ff-in e Ligës së Kombeve.

Ai ka theksuar se synimi i ekipit të tij është qëndrimi në Ligën B dhe se dëshiron të arrijë fitore të merituara.

“Është një ekip me individë të talentuar, me lojtarë që luajnë për shembull për Napolin, Mallorcan, Lillen dhe Freiburgun”, ka deklaruar Gunnlaugsson në konferencën për media të mërkurën.


Kosova ka trajner me përvojë, i cili ka drejtuar edhe Austrinë para Ralf Rangnickt. Ai ka përvojë në futbollin ndërkombëtar. Kosova është 29 vende më poshtë se ne në renditjen botërore, por diferenca ndërmjet skuadrave nuk është aq e madhe”.

Ai e ka cilësuar si të vështirë përballjen me Kosovën, veçanërisht për shkak të faktit që Islanda nuk do të luajë në fushën e saj.

“Do të jenë dy ndeshje të vështira. Ne kemi një ndeshje në ‘shtëpi’ në Spanjë, jo këtu. Unë dua që ndeshjet t’i luajmë në shtëpi, pasi pres ndeshje të vështira”, ka theksuar ai.

Gunnlaugsson, i cili mori drejtimin e ekipit më 16 janar, theksoi se qëndrimi në Ligën B është prioritet për Islandën, por jo pa shfaqur progres në lojë.

“Sigurisht që dua të fitojmë, ne duam të mbetemi në Ligën B, pasi kjo ligë është më e mirë për ne. Megjithatë, nuk dua të mbetemi nëse nuk tregojmë progres. Nëse arrijmë disa fitore me fat dhe nuk mësojmë asgjë, nuk do të na shërbejë asgjë kur të nisim në vjeshtë ndeshjet e vërteta”, ka theksuar trajneri islandez, duke iu referuar kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Islanda luan për mbetje në Ligën B pasi u rendit e treta në Grupin B4, ndërsa Kosova kërkon të inkuadrohet për herë të parë në këtë kategori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori