Edhe një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të Prespës mes Shkupit dhe Athinës, vlerësimet mes blloqeve politike në vend dhe në Greqi mbeten kontradiktore. Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se përfitimet nga marrëveshja janë të mëdha. Këto komente ai i bëri në trajnimin ushtarak në Krivollak.
Sot, 17 qershori, një vit nga Prespa, fillimisht fituam një mik të ri. Jo që me Greqinë kemi pasur ndonjë armiqësi serioze por vërtetë ndjenja ishte e keqe, e shëmtuar, kurse kishim ngecur në proceset tona integruese. Ja, pas një viti, përfitimet e para i shohim të përfshira edhe në këtë trajnim, në përgatitjen tonë, për anëtarësim të plotë në NATO pas disa muajsh. Ky është një qëllim i madh strategjik i vendin tonë, i gjithë rajonit, i Maqedonisë së Veriut e cila jo para disa shekujsh por para 17-18 vitesh kishte konflikt. Kjo nënkupton paqe afatgjate, stabilitet dhe siguri.”- theksoi Zoran Zaev, kryeministër
Për OBRM-PDUKM-në opozitare, nuk janë përmbushur premtimet mbi të cilat u realizua marrëveshja, duke pasur parasysh se vendi akoma nuk ka marrë datë për anëtarësim në BE. Kjo parti vazhdon ta konsiderojë marrëveshjen nënçmuese.
Një vit pas nënshkrimit të asaj marrëveshje kapituluese me pranimin e kushteve greke ndaj Republikës së Maqedonisë kemi përsëri një vend i cili nuk mori datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, kemi popull të nënçmuar, kemi tradita të fshira, emër dhe mbiemër të fshirë, kemi shtet të shpërfytyruar, institucione të shpërfytyruara dhe popull i cili dëshiron sa më shpejtë të ikë nga ky shtet i udhëhequr nga Zoran Zaev. Këto janë të ashtuquajturat përfitime të Marrëveshjes së Prespës.”- u shpreh Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
Partia e kryeministrit grek Alexis Cipras gjatë ditës nuk ka bërë asnjë koment për një vjetorin e marrëveshjes me Prespës. Ndërkohë, ish ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias i cili dha dorëheqje disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes ka publikuar një fotografi me homologun e tij vendas Nikolla Dimitrov me të cilën shënon 1 vjetorin.
Marrëveshja u nënshkrua më 17 qershor të vitit 2018 nga dy ministrat e Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias dhe i vendosi fund kontestit disadekadësh mes dy vendeve duke zgjidhur çështjen e emrit. Me ndryshime kushtetuese, vendi pranoi emrin Maqedonia e Veriut në këmbim të heqjes së vetos greke për anëtarësim në strukturat euro-atlantike./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025