Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur me disa bastisje të reja që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

ZPS ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Blerim Shala.


Përveç Shalës,  ZPS-ja po kryen bastisje edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Smakaj ka qenë edhe këshilltar politik në kabinetin e ish-presidentit Thaçi.

Telegrafi ka dërguar pyetje në ZPS për të marrë më shumë informacione rreth këtyre bastisjeve, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/

370107175 713780440121339 1044841507588924659 n

395582110 302758146041155 6616505959021459774 n

395654409 1752017771965522 7019723789103634883 n