LAJMI I FUNDIT:

Përveç autobusit, klubi i KB Peja u sulmua edhe në zhveshtore të palestrës “Minatori”

Përveç autobusit, klubi i KB Peja u sulmua edhe në zhveshtore të palestrës “Minatori”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ka sulmuar lojtarët dhe stafin e KB Pejës, pas ndeshjes me Trepçën.

Duket se incidentet e mbrëmshme në palestrën “Minatori” nuk kanë përfunduar me sulmimin e autobusit të klubit pejan, pasi sulme ka pasur edhe në zhveshtoren e ekipit mysafir.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është arrestuar një person që ka sulmuar ekipin dhe stafin e Pejës, derisa rasti është si kundërvajtje.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike në mes të Trepçës dhe Pejës është sulmuar autobusi i KB Peja.

Autobusi në të cilin gjendeshin lojtarët dhe stafi i KB Peja është sulmuar me gur në qytetin e Mitrovicës, por për fat të mirë kishte vetëm dëme materiale.

KB Peja e fitoi ndeshjen në “Minatori” me rezultat 71-68. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori