LAJMI I FUNDIT:

Përurohet shtegu i parë, 7 kilometra hiking në zonën e Rubikut

Përurohet shtegu i parë, 7 kilometra hiking në zonën e Rubikut

Shqipëria dhe relievi i saj të ofrojnë një shumëllojshmëri aktivitetesh dhe mundësi për të zhvilluar disa lloje formash të turizmit.

Në Mirditë turistët tashmë do të mund të bëjnë edhe hiking (ngjitje) nëpër arealin turistik dhe trashëgimor të zonës së Rubikut.

Kryetari i bashkisë, Ndrec Dedaj përshëndeti këtë nismë të parë të këtij lloji, që vjen në përputhje të plotë me strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm të bashkisë Mirditë. Ai tha se “tashmë, nëse e kemi të pamundur të kthejmë krenarinë e industrisë së bakrit, kemi mundësinë tjetër, të shfrytëzojmë potencialin e jashtëzakonshëm turistik që kemi”.


Bashkia Mirditë në bashkëpunim me Albania Austria Partnerschaft – Marianne Graf përuruan sot shtegun e parë turistik, i markuar me sinjalistikën më të avancuar dhe me standarde të larta europiane, shtegun e parë (destinacion) në zonën e Rubikut, transmeton atsh.

Së pari, në mjediset e InfoKulla Mirdita, është organizuar një takim informues me agjenci turistike dhe sipërmarrje të ndryshme të fushës së turizmit, skuadrën e hiking Mirdita etj., ku përgjegjësi i këtij institucioni të turizmit në bashkinë Mirditë, Nik Nikolli, ka bërë një përshkrim në detaje të këtij shtegu. Shtegu fillon me Info Kullën, Marub, Piktogramet, kalanë antike, Marianne Graf Point, Bulshizë, Bujtina Biba, Kisha e të Shëlbuemit, për të përmbyllur rreth 7 km shtegtim në një terren të moderuar, por tejet të pasur në anën panoramike dhe atë trashëgimore në histori dhe kulturë. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori