LAJMI I FUNDIT:

Përurohet shtatorja e profesor Anton Çettës

Përurohet shtatorja e profesor Anton Çettës

Sot është bërë përurimi i shtatores së profesorit, Anton Çettës. Në oborrin e Universitetit të Prishtinës, shtatorja e tij shfaqet me dorën e zgjatur të pajtimit.

“Plaku i urtë” siç njihej nga populli, ka pajtuar shumë familje të hasmuara në shumë vise të Kosovës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Anton Çetta ishte i veçantë dhe kishte bërë punë të palodhshme në shumë sfera.


“Ishte fillimi i viteve të 90-ta, zullumet e pushtimet të atëhershme po u trashnin. Për baraspeshë po punonte edhe trashëgimia e lashtë zakonore. Ai ishte intelektual, studiues… ai themeloi komitetin e faljes së gjakut. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh. Kjo shtatore që po përurojmë është vepër e skulptorit Agon Qosa”, tha ai.

Profesori Jahja Drançolli tha se kjo shtatore ka një bazë të gjerë intelektuale të profesor Anton Çettës.

“Tradita e faljes së gjakut u hoq nga populli dhe u hodh kundër marrjes së gjakut. Për këtë masivitet flet edhe që më 1990, për herë të parë u mblodhën mbi 500 mijë njerëz. Në vijim të rrugëtimit historik vërejmë se trimëria e Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës dhe Anton Çettës po i prezantonte shqiptarët për të vazhduar me qëndresën e UÇK-së”, ka thënë ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori