Përurohet objekti i ri i Policisë në Gjakovë

Në Gjakovë sot është përuruar objekti i ri, modern dhe funksional i Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit për media në këtë objekt do të kryejnë punën, aktivitetet dhe detyrat e tyre zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale (DRP) Gjakovë dhe Drejtorisë Rajonale Perëndimi të Policisë Kufitare.
Në njoftim thuhet se në ceremoninë e përurimit, të pranishëm ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj bashkë me manaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës, po ashtu kryetari i Komunës së Gjakovës, nënkryetari i Komunës së Malishevës, përfaqësues të Gjykatës Themelore Gjakovë, përfaqësues të FSK-së, të KFOR-it, të klerit, të OSBE –së, të Avokatit të Popullit, dega Gjakovë, përfaqësues nga jeta shoqërore, publike dhe media.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































