Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren, Jehona Lushaku Sadriu përuruan renovimet e institucionit parashkollor "Xixëllonjat" në lagjen Pejton, me kapacitet prej 250 fëmijëve.

Kryetari Rama tha se duke renvouar këto institucione, kryeqyteti po krijon kushte të mirëfillta për fëmijët.


Ai potencoi se duke krijuar kushte të mira, fëmijëve u mundësohet të mësojnë dhe të edukohen.

Ai tha se përurimi i renovimit të këtij institucioni është arritje për këtë pjesë të Prishtinës, pasi sipas tij kjo i ndihmon prindërit të punojnë më lirshëm.

Rama tregoi se pesë institucione parashkollore janë në renovim e sipër.

Jehona Lushaku Sadriu potencoi se renovimi i objektit “Xixëllonjat” është dëshmi që kryeqyteti u kushton rëndësi fëmijëve dhe mësuesve.

Ajo shtoi se Prishtina e meriton këtë kopsht madhështor.

Ndërkaq, në emër të prindërve dhe gjyshërve, Musli Aliu tha se janë me fat që në këtë institucion parashkollore kanë rritur dhe edukuar fëmijët.

462547713 1627668904815481 3422015513804593422 n 1

462536928 1753988465375599 1573969337906513000 n 1

462457147 915298617163857 4291792217593091639 n 1