LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 2° cloudy

Përurohet “Ballkoni Panoramik” dhe shtegu i ecjes në Zasellë të Mitrovicës

Përurohet “Ballkoni Panoramik” dhe shtegu i ecjes në Zasellë të Mitrovicës
"Ballkoni Panoramik"

Gjatë ditës së sotme është përuruar “Ballkoni Panoramik” dhe shtegu i ecjes në Zasellë të Mitrovicës.

Shtegu i ecjes është mbi një kilometër, i cili u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare në “Ballkonin Panoramik”, shkruan Telegrafi.

“Sot përuruam ‘Ballkonin Panoramik’ dhe shtegun e ecjes në Zasellë, një projekt që shfaq një tjetër anë të bukur të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, duke na mundësuar të shijojmë këto bukuri”, ka thënë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.


Hamza ka thënë se ngjitja në shtegun e ecjes do t’iu mundësojë vizitorëve t’i shijojnë pamjet e Mitrovicës.

“Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe MZHR, sjell një shteg ecjeje me gjatësi prej mbi 1 kilometër, i cili u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare, në ‘Ballkonin Panoramik’. Nga atje, pas një ecjeje frymëzuese, mund të shijoni pamjet e bukura të qytetit dhe rrethinës”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/