LAJMI I FUNDIT:

Përurohen shtëpitë e reja për romët dhe familjet egjiptiane të kthyera në fshatin Brestovik

Përurohen shtëpitë e reja për romët dhe familjet egjiptiane të kthyera në fshatin Brestovik

Në përpjekje për të lehtësuar kthimin vullnetar dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës të familjeve të komuniteteve minoritare të zhvendosura, projekti i financuar nga BE-ja në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK), Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe komunën e Pejës, sot organizojnë inaugurimin e shtëpive të reja për romët dhe familjet egjiptiane që u kthyen nga Mali i Zi.

Ngjarja shënon dhurimin e shtëpive të reja për 11 familje që kanë jetuar në kushte shumë të vështira të jetesës, ndërsa ishin të zhvendosur që nga viti 1999.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për kthim dhe riintegrim në Kosovë, që është iniciativë e bashkëfinancuar nga BE-ja dhe MKK, e cila lehtësoi kthimin dhe riintegrimin e më shumë se 200 familjeve minoritare aktualisht të zhvendosur në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi që nga viti 2014.


Projekti është i implementuar nga IOM në bashkëpunim shumë të ngushtë me autoritetet komunale. Në veçanti kthimi i këtyre 11 familjeve u mundësua me përkrahjen e Komunës së Pejës, të cilët kanë ndarë tokën publike për kthimin e tyre  si dhe kanë bashkëfinancuar zgjerimin e rrjetit të ujit dhe pastrimin e terrenit në fshatin Brestovik.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori