LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 3° clearsky_day

Bëhet përurimi i finalizimit të punimeve për objektin e shkollës të adaptuar në çerdhe në Komunën e Junikut

Bëhet përurimi i finalizimit të punimeve për objektin e shkollës të adaptuar në çerdhe në Komunën e Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur në takim Minstren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ku me këtë rast është bërë edhe përurimi i punimeve për renovimin dhe funksionalizimin e objektit shkollor në kopsht, e cila tani ka marrë formën e një çerdheje moderne.

Ky projekt shumë i nevojshëm është i iniciuar nga Komuna e Junikut dhe kryetari i komunës Ruzhdi Shehu, projekt i cili pritet të finalizohet shumë shpejt, duke u kompletuar edhe me elemente të tjera përcjellëse sipas projektit.

Kryetari Shehu falenderoi ministren Nagavci për përkrahjen, ku po ashtu theksoi se përkushtimi i madh i qeverisë lokale është ngritja e shërbimeve në arsim duke krijuar kushte për nxënësit dhe mësimdhënësit.


Me kapacitet për të pritur 40 fëmijë, ky investim i MASHTI-t në vlerë 93,019.00 euro dhe vlerë të inventarit 61,334.02 euro do të krijojë kushte cilësore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve të komunës së Junikut.

Përveç investimeve nga ana e MASHTI, për realizimin e këtij projekti ka kontibuar edhe komuna e Junikut me rreth 9 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori