Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, vizitoi komunën e Leposaviqit me rastin e përurimit të renovimeve në nënstacionit policor, në fshatin Soqanicë të Komunës së Leposaviqit.
Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët pa dallim, kryeministri Kurti potencoi se përurimi i këtij nënstacioni policor është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë.
“Një renovim aq thelbësor për qytetarët i cili përbën një investim me vlerë prej 46 mijë e 400 euro, nga një dhomë në kushte të mjerueshme, tashmë është shndërruar në një godinë me tri dhoma, dhe dy banjo në 75 metra katrorë, e cila i ka kushtet e mira e të dinjitetshme për punën e Policisë tonë”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.
Tutje, theksohet se kryeministri Kurti falënderoi ministrin Sveçla, kryetarin e Komunës, Hetemi dhe Drejtorin e Policisë, Hoxha për punën dhe kontributin e tyre, po ashtu shprehu mirënjohjet dhe falënderimet e tij edhe për punëkryesin i cili ka arritur të finalizojë punimet para afatit kohor të paraparë.
“Ai e quajti ditën e sotme si ditë të mirë për mirë për qytetarët dhe Policinë e Kosovës, për sigurinë dhe paqen, meqë paradite diplomuan 448 kadetë të Policisë, ndërkaq në mesditë u bë përurimi i investimeve në nënstacionin policor i cili është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë, dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për të gjithë ata”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi