LAJMI I FUNDIT:

“Përtej punësimit” – podcast me Jusuf Azemi

“Përtej punësimit” – podcast me Jusuf Azemi

Jusuf Azemi – Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës

Derisa sindikatat në Kosovë po mbajnë grevë në institucionet publike si në arsim, administratë etj, Jusuf Azemi ka treguar kërkesat që kjo federatë ka ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kërkesat e Federatës Sindikale


Jusuf Azemi ka treguar se problem kryesor janë kushtet dhe pagat e punëtorëve në sektorin privat dhe se kërkesa e tyre për adresimin që duhet ta merr Qeveria e Kosovës nuk janë mirëpritur nga ekzekutivi dhe  janë anashkaluar. Ndër kërkesat kryesore është caktimi i nivelit të pagës minimale në vend.

Ai ka thënë se jo të gjithë punëtorët e sektorit privat kanë pranuar 100 euro të ndara nga qeveria e vendit.

Mungesa e punëtorëve

Azemi ka treguar që në Kosovë ka edhe mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Ai tregoi se kompani të ndryshme janë obliguar të marrin në punë të ndryshme fizike edhe persona mbi moshën 65 vjet si punëtorë fizik dhe teknik. Jusufi thotë se edhe bizneset do ta kenë të vështirë pa njerëz të kualifikuar.

Kontrolli dhe mbikëqyrja institucionale

Azemi thotë se duhet të këtë më shumë inspektorë të punës. Sipas tij, vetëm në gusht të këtij viti kanë humbur jetën në vendin e punës 16 qytetarë të Kosovës.

Ky podcast është seri e podcasteve “Përtej punësimit: Të drejtat në punë” që zhvillohen nga Qendra për Politika dhe Avokim me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Qendrës për Politika dhe Avokim dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori