Hulumtuesit pohojnë se të lindurit në një muaj të veçantë të vitit do të thotë se jeni më të prirë të korrni sukses.

Studimi, i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Torontos, Floridas, etj., ka shikuar të dhënat e një milionë studentëve të shkollave publike në Florida, të lindur mes viteve 1994 dhe 2000.


Ata kanë zbuluar se studentët e lindur në shtator kanë qenë më me vetëbesim, më të prirë t’i ndjekin ligjëratat në universitet dhe më pak të prirë të bëjnë burg.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se studentët e lindur në gusht kanë tendenca të kenë më shumë probleme në shkollë, sesa studentët e lindur në muajt tjerë të vitit. /Telegrafi/