Manchester City është gjetur për të tretën herë në disavantazh nga Celticu.

Skuadra skoceze nuk po pajtohet me barazim dhe dëshiron ta fitojë gjithë ndeshjen, pasi ishte hera e tretë që po kalon në epërsi.


Moussa Dembele realizoi golin e dytë personal me të filluar pjesa e dytë (46’).

Mirëpo, nuk vonoi edhe reagimi i të zgjedhurve të Pep Guardiolas – për të tretën herë këtë mbrëmje.

Duran Nolito e ka shënuar golin e tretë të ekipit mysafir (55’). /Telegrafi/

telegrafi sport app