Site icon Telegrafi

Përse qentë gjithmonë u afrohen njerëzve të cilët nuk i duan?

Mund të mos besoni, nuk i duan qentë të gjithë. Mirëpo, përse plotësisht injorojnë pakënaqësinë e njerëzve të cilët nuk i duan qentë dhe gjithmonë u afrohen më parë atyre?

Profesoresha e Fakultetit të Veterinarisë të Universitetit të Gjeorgjisë thotë se me siguri nuk është fjala për atë që qentë qëllimisht zgjedhin njerëzit të cilët u frikësohen, por fjala është për atë se si ata njerëz e shikojnë situatën, transmeton Telegrafi.

Qeni i edukuar dhe i shoqërizuar mirë do t’u afrohet njerëzve të ndryshëm. Ata njerëz të cilët u frikësohen qenve do të jenë më të vetëdijshëm për praninë e tyre dhe do të mendojnë që u afrohen qëllimisht.

Megjithatë, ekzistojnë disa arsye për shkak të të cilave qentë vendosin të krijojnë interaksion me disa njerëz. Për shembull, nëse qeni është rritur i rrethuar me femra, është e mundshme që më rehat do të ndihen në shoqërinë e femrave sesa në shoqërinë e meshkujve dhe me siguri më parë do t’u afrohen femrave.

Nëse personi është indiferent ndaj qenit, është e mundshme që ai person të jetë më joshës për qenin. Madje ndonjëherë edhe qentë e shoqërizuar dhe të edukuar mirë më shumë i duan njerëzit të cilët tregohen indiferentë sesa ata të cilët kanë qasje miqësore.

Qentë më mirë e kuptojnë gjuhën e trupit dhe mund të vlerësojnë se kush me ta do të jetë entuziast, kush i përmbajtur dhe në bazë të kësaj do të vendosë se kujt do t’i afrohen.

Nëse qeni frikësohet pak nga njerëzit apo nuk dëshiron që njerëzit ta përkëdhelin, ai me siguri do të ndihet më rehat në shoqëri të personave të cilët nuk i duan qentë dhe të cilët nuk do të provojnë t’i përkëdhelin.

Nëse njerëzve u duket se qentë gjërat e tilla i bëjnë qëllimisht, ndonjëherë qeni thjesht ndihet më mirë në shoqëri të personave të qetë dhe të përmbajtur, prandaj për këtë arsye më me dëshirë zgjedhin atë person i cili frikësohet nga qeni në vend të personit i cili me ngazëllim e përshëndet. /Telegrafi/

Exit mobile version