Site icon Telegrafi

Përse nuk është mirë të pihet uji që gjatë natës ka ndenjur në gotë?

A do të thotë që uji mbase është prishur apo është fjala për diçka tjetër?

Uji i zakonshëm, për dallim nga ushqimi, nuk përmban sheqer as albumina për ç’shkak është më lehtë të ndotet me mikrobe.

Për shijen e çuditshme të ujit, i cili ka ndenjur në gotë gjatë natës ekziston sqarimi, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, meqë uji i është ekspozuar ajrit, ka thithur pak dyoksid karboni dhe një pjesë e CO2-shit është shndërruar në thartinë karboni, gjë që do të thotë që uji në ajër ndryshon përbërjen e vet kimike.

Kur thartira karbonike liron një apo dy protone, dhe shndërrohet në bikarbonat apo karbonat, atëherë ul Ph-në e ujit për ç’shkak uji ndryshon shijen.

A ia vlen të lihet uji të qëndrojë gjatë natës në gotë nuk do ta kuptoni lehtë edhe kur t’jua rikujtojmë që uji i është ekspozuar baktereve, pastaj në të ka përfunduar një sasi jo e konsiderueshme e pluhurit.

Kjo nuk do të thotë që uji është prishur, mirëpo për shkak gjithë kësaj që gjatë natës është grumbulluar në të, duhet të mendojmë dy herë a duhet të pimë apo jo. /Telegrafi/

Exit mobile version