Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?

Kolla është refleks mbrojtës, me të cilin trupi pastron mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes nga sekrecioni i grumbulluar
Sa më fuqishëm, më shpesh edhe më shumë sekrecion i kollitur, domethënë që infeksioni është i fuqishëm, sepse prania e sasisë së madhe të sekrecionit jashtëzakonisht i përshtatet zhvillimit të shtuar të baktereve.
Nëse sekrecioni nuk nxirret jashtë, mund të shfaqen bronkiti dhe inflamacioni i mushkërive, gjendje të cilat kërkojnë kontrollim te mjeku dhe terapi, andaj për këtë shkak është shumë me rëndësi që të mos injoroni kollën dhe të mos prisni që vetë të kalojë, por me kohë ndërmerrni veprime të domosdoshme.
Kolla e cila zgjat dukshëm më shumë se kolla normale pas ftohjes, është shumë më e shpeshtë te duhanpirësit.
Kolla e zgjatur nuk është dukuri e rrallë as te personat e moshuar, posaçërisht te ata me imunitet të dobët, transmeton Telegrafi.
Kur është koha të shkoni te pulmologu?
Çdo kollë e cila zgjat më shumë se dy – tri javë, fillon të konsiderohet kronike dhe kërkon konsultim me ekspertin.
Pa marrë parasysh a është fjala për kollën e thatë apo për atë produktive, zgjatja e tillë e kësaj simptome duhet patjetër të ketë shkaktarin, të cilin mund ta përcaktojë ekskluzivisht pulmologu.
Gjithashtu, nëse me nxjerrjen e sekretit nëpërmjet kollitjes vëreni ngjyrë të trëndafiltë e cila mund të tregojë gjurmë gjaku, patjetër sa më parë shkoni te eksperti.
E para dhe themelore, nëse pini duhan – ndërpriteni menjëherë së paku derisa të kalojë kolla.
Pastaj, në barnatore kërkoni shurup të mirë për nxjerrjen jashtë të gëlbazës, i cili do të veprojë si melhem në fytin e irrituar, do të qetësojë dhembjen në mushkëri dhe do t’i ndihmojë trupit që më lehtë dhe më me efektivitet të nxjerrë sekrecionin e grumbulluar nga rrugët e frymëmarrjes.
Nëse nuk jeni adhurues i shurupit, janë të qasshme preparate të shkëlqyeshme për nxjerrje të sekrecionit edhe në formë tabletash dhe pikash për inhalacion. Për të zgjedhur më të mirin, me rastin e blerjes patjetër konsultohuni me farmacistin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës