Perrie Edwards tërheq vëmendjen me fotografi seksi në bikini nudo dhe kapelë kauboji pranë pishinës, të cilat i postoi në Instagram.

Ajo kompletoi dukjen me aksesorë të artë dhe pozuar nën diellin e kthjellët.


Këngëtarja 31-vjeçare ka folur hapur për luftën e saj me sulmet e panikut dhe ankthin. Perrie ka filluar të punojë me terapistin e saj edhe në punë, duke përdorur mbështetjen e tij për të menaxhuar sulmet në kohë reale, shkruan DailyMail.

99135299 14789955 Perrie Edwards put on a very busty display in a nude bikini and  a 22 1749301157574

Ajo e përshkruan këtë si përparimin më të madh dhe një nga vendimet më të mira që ka marrë.
Si ambasadore e organizatës bamirëse për shëndetin mendor ‘Mind’, Perrie synon të ndihmojë në thyerjen e stigmës mbi ankthin dhe të nxisë njerëzit të kërkojnë ndihmë.

Në një intervistë, ajo rrëfeu frikën e vazhdueshme se mund të pësojë sulm paniku dhe të mbetet pa ndihmë, prandaj asnjëherë nuk është vetëm.

Përveç përpjekjeve për shëndetin mendor, Perrie ka treguar se dëshiron të zgjerojë familjen me partnerin Alex Oxlade-Chamberlain dhe djalin e tyre Axel, duke e marrë me humor edhe ëndrrën për një fëmijë tjetër. /Telegrafi/

99135303 14789955 She channelled her inner cowboy as she paired her swimwear with  a 23 1749301161778

99135295 14789955 To accessorise Perrie wore a trendy gold waist chain which boast a 24 1749301167285