LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet Kurti-Haradinaj në Kuvend, debat i fortë mes Visar Ymerit dhe Imer Mushkolajt

Përplasjet Kurti-Haradinaj në Kuvend, debat i fortë mes Visar Ymerit dhe Imer Mushkolajt

Në seancën e 19 tetorit të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për aksionet ne veri si dhe për çështjen e gazsjellësit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në veri të Mitrovicës nuk ka siguri.

Duke folur në Kuvend për dy aksionet e njësive speciale të Policisë së Kosovës lidhur me zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë dhe për luftimin e kontrabandës, Haradinaj ka thënë se Kosova pas këtyre dy aksioneve është më e dobët në këtë pjesë të vendit.


Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani se kurdoherë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Për këto debate në Kuvendin e Kosovës në “Debat Plus” janë përplasur analistët Visar Ymeri i Imer Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Imer Mushkolaj thotë se Ramush Haradinaj kishte bërë gabim katastrofal që kishte pritur në zyrën e shtetit Milan Radojçiqin.

“Ne më pas mund të dyshojmë se Hardinaj ja ka bastisur shtëpinë Radojçiqit sa për sy e faqe”, ka thënë Mushkolaj.

Visar Ymeri nga ana tjetër thotë se Haradinaj veproi mirë që ia kishte bastisur shtëpinë Radojçiqit.

“Veprimi proceduralisht ka qenë mirë se si shteti ka shkuar te shtëpia e kapos së krimit…Ju po thoni se ata e kanë luftuar krimin për interesa politike. Le ta luftojnë edhe për interesa”, i ka replikuar Ymeri, Mushkolajt.

“Por jo të pritet krimineli në zyre të shtetit. Ky ka qenë gabim shumë i madh”, ishte kundër replika e Mushkolajt.

Ymeri thotë se Kurti po gabon kur po thotë se gjendja në veri është më e mirë se që ka qenë.

“Veriu rrezikohej atëherë kur Haradinaj priste në zyrë Radojiçiqin”, “Unë frikën e kam te ti kryeministër”- përplasje mes Kurtit e Haradinajt për operacionet në veri
Lexo po ashtu “Veriu rrezikohej atëherë kur Haradinaj priste në zyrë Radojiçiqin”, “Unë frikën e kam te ti kryeministër”- përplasje mes Kurtit e Haradinajt për operacionet në veri

“Haradinaj ka të drejt të reagojë ndaj Kurtit kur ky i fundit thotë se aksionet në veri kanë frikësuar strukturat paralele. Është legjitime të reagojë Haradinaj e të thotë se këto gjëra nuk janë të vërteta”, tha Ymeri.

“Është shumë më rëndësi se kush e thotë. Nëse e kishte thënë dikush tjetër e jo Haradinaj nuk kisha diskutuar. Edhe ne duhet t’ia kujtojmë Haradinajt veprimet e së kaluarës…Nuk ki drejt moralisht të flasësh kur e ke prit kriminelin në zyre. Njerëzit ta kujtojnë atë që ke bërë”, vijoi kundër replikën Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Lajme
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Kronika e Zezë
Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Politikë
Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Politikë
Lobimi në SHBA, 6 milionë euro – Krasniqi: Vlera më e lartë e paguar në historinë e shtetit shqiptar

Lobimi në SHBA, 6 milionë euro – Krasniqi: Vlera më e lartë e paguar në historinë e shtetit shqiptar

Lajme
Ramabaja: Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e LVV-së dhe PDK-së

Ramabaja: Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Kalo në kategori