Site icon Telegrafi

Përplasje me armë në Hasanbeg, plagoset një pjesëtar i DSK-së

Në Hasanbeg të Shkupit ka ndodhur një përleshje e armatosur me ç’rast është plagosur një i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme kur një i panjohur me veturë ”Pasta” është afruar te një veturë ”Golf” dhe ka gjuajtur me armë ndaj udhëtarëve. Sipas burimeve të Tv Telma, të sulmuarit i janë kundërpërgjigjur zjarrit që ka shkaktuar ikjen e sulmuesit.

Policia ka të dhëna të sakta për identitetin e personave të sulmuar. Sulmuesi ka dashur që të vret vëllain e personit që e ka paraqitur rastin në polici. Këto burime policore për Tv Telma bëjnë të ditur se arma që është përdorur nga sulmuesi është e sofistikuar dhe nuk mund të blehet, e as nuk jepet leje për armë të tillë./Telegrafi/

Exit mobile version