LAJMI I FUNDIT:

Përplasja në Kuvend, reagon Hoti: Sjellja e disa deputetëve e papranueshme dhe jashtë çdo standardi

Përplasja në Kuvend, reagon Hoti: Sjellja e disa deputetëve e papranueshme dhe jashtë çdo standardi

Kryeministri Avdullah Hoti, i vlerëson të pa pranueshme sjelljet dhe gjuhën e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë interpelancës lidhur me çështjen e të pagjeturve në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Hoti thekson se sjelljet e tilla janë jashtë çdo standardi të komunikimit politik, e sidomos sot kur temë e debatit ishte fati i të pagjeturve, çështje kjo shumë e ndjeshme për shoqërinë tonë, e cila po trajtohet me shumë përkushtim nga Institucionet e Kosovës.

“Kryeministri Hoti, përpos interpelancës së sotme, disa ditë më parë, lidhur me këtë temë ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me deputetët nga të gjitha subjektet politike parlamentare, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku i ka njoftuar në hollësi për angazhimet e të gjitha institucioneve relevante që trajtojnë fatin e të pagjeturve”, thotë Hoti.


Tensione dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së
Lexo po ashtu Tensione dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së

Siç thotë tutje Hoti, në këtë proces shumë të ndjeshëm dhe kompleks është i përfshirë një rrjet i institucioneve dhe mekanizmave, të cilët veprojnë në koordinim të plotë mes tyre:

• Zyra e Kryeministrit, përmes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,

• Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës,

• Instituti i Mjekësisë Ligjore,

• Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,

• Grupi për persona të zhdukur (për dialog me palën serbe),

• Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC)

• Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP).

A pati përleshje fizike mes deputetëve të LVV-së e LDK-së, flet Kusari-Lila
Lexo po ashtu A pati përleshje fizike mes deputetëve të LVV-së e LDK-së, flet Kusari-Lila

Kryeministri rithekson se angazhimi për ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në vendin tonë, nuk ka munguar nga asnjëra Qeveri deri më sot, e sidomos tani kur është shtuar mbështetja dhe trysnia nga bashkësia ndërkombëtare që kjo çështje të përmbyllet sa më parë, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Kalo në kategori