Derisa janë bërë tashmë tre muaj që kur filloi pushtimi rus i Ukrainës, është përfolur se janë bërë një sërë atentatesh ndaj presidentit rus, Vladimir Putin gjatë qeverisjes së tij 22-vjeçare në Rusi.
Madje, sipas kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, përpjekja e fundit u bë rreth dy muaj më parë.
Ai tha se një përpjekje ishte kryer nga “përfaqësuesit e Kaukazit” – një rajon që përfshin Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe pjesë të Rusisë jugore.
“Një përpjekje krejtësisht e dështuar, por me të vërtetë ndodhi rreth dy muaj më parë”.
Megjithatë, përpjekja për ta vrarë liderin e Kremlinit nuk ishte e para që e kemi parë të dështojë.
Për më tepër, disa histori të tentativave të dështuara për vrasje, madje edhe të suksesshme janë pothuajse shumë të çuditshme për t’u besuar, shkruan Daily Star, përcjell Telegrafi.
Përpjekja “me vaksinë” ndaj Osama bin Ladenit
Osama bin Laden u vra gjatë Operacionit Stuhia e Shkretëtirës, por kur operacioni i famshëm i SHBA-së filloi të zbatohej, një tjetër praktikë ishte përdorur për “gjurmuar” liderin e Al-Kaedës.
CIA kishte ndërmarrë orë të pafundme rishikimi për t’u përpjekur të kuptonte se ku ishte fshehur bin Laden, dhe kur ata ata patën një ide të qartë, atyre iu nevojiteshin vetëm prova.
Me këtë në mendje, ata rekrutuan një mjek pakistanez, Shakil Afridi, për të drejtuar një fushatë vaksinimi derë më derë kundër poliomielitit në Abbottabad, me shpresën për t’iu afruar mjaftueshëm bin Ladenit për të nxjerrë një mostër të ADN-së.
Kjo nuk funksionoi dhe pasi plani u zbulua, shkaktoi mosbesim të madh ndaj vaksinave në rajon.
Presidenti amerikan fle mes përleshjeve me armë
Harry Truman kishte urdhëruar që të bëheshin rinovime në Shtëpinë e Bardhë gjatë qëndrimit të tij si Presidenti i SHBA-së. Kjo do të thoshte se ai duhej të transferohej shkurtimisht në Blair House aty pranë në vitin 1950.
Pikërisht aty, më 1 nëntor të atij viti, dy persona të armatosur nacionalistë porto-rikanë u përpoqën të qëllonin me armë drejt shtëpisë për t’u përpjekur për ta vrarë atë.
Griselio Torresola dhe Oscar Collazo po planifikonin të sulmonin në të njëjtën kohë kur kishte kryengritje në zonën e tyre të shtëpisë.
Ata arritën të futeshin në shtëpi, ku u mposhtën nga agjentët e sigurimit të Shërbimit Sekret.
Ku ishte presidenti në atë kohë? Po bënte një sy gjumë pas një “dreke të rëndë”.
Ai hapi për pak një dritare kur dëgjoi zhurmë në katin e poshtëm, por shpejt i thanë të kthehej brenda.
Në këtë ngjarje u vra Torresola, ndërsa Collazo u dënua me burgim të përjetshëm.
I qëlluar me një ombrellë
Në kulmin e tensioneve gjatë Luftës së Ftohtë, një shkrimtar disident bullgar i quajtur Georgi Markov, po priste autobusin në urën e Waterloo.
Derisa ai ishte priste mbërritjen e autobusit, i cili do ta çonte në zyrën e tij në BBC, ai ndjeu një dhimbje të mprehtë therëse në pjesën e pasme të kofshës.
Ai u kthye shpejt dhe pa një burrë që po merre me nxitim një ombrellë përpara se të nxitonte drejt një taksi dhe të largohej.
Kur Georgi mbërriti në punë, vuri re se aty ku kishte ndjerë dhimbjen ishte krijuar një puçërr e keqe. Atë mbrëmje ai pati ethe dhe u dërgua në spital ku vdiq katër ditë më vonë.
Një kundërshtar i qeverisë së atëhershme komuniste në Bullgari, zyrtarët zbuluan më vonë se Markov ishte helmuar me ricin, që dukej se ishte injektuar në kofshën e tij, ndoshta nga ombrella.
Përpjekja për t’i bërë përshtypje Jodie Foster
Të gjithë e dinë se ishte John Hinckley Jr që u përpoq të largonte Presidentin e atëhershëm Ronald Reagan në mars të vitit 1981.
Por jo shumë do ta dinin arsyen e veçantë pse.
Siç bëhet e ditur, Hinkley Jr ishte fiksuar pas filmit Taxi Driver. Filmi tregonte aktorin Robert De Niro si një anti-hero që dëshiron të vrasë një kandidat presidencial dhe Jodie Foster si një fëmijë prostitutë.
Më saktë, Hinkley ishte fiksuar pas Foster-it, duke shkuar aq larg sa u transferua në afërsi të Universitetit Yale dhe u regjistrua në një klasë që të mund të ishte afër asaj dhe t’i linte shënime.
Ai filloi të kishte panik që ajo nuk po e vinte re, kështu që vendosi të provonte të vriste presidentin për të tërhequr vëmendjen e saj.
Fillimisht, ai kishte planifikuar të qëllonte Jimmy Carter, por u arrestua për posedim të paligjshëm të një arme zjarri përpara se ta bënte një gjë të tillë.
Në vend të kësaj, ai iu afrua Reganit jashtë një hoteli Hilton në DC dhe shkrepi gjashtë të shtëna në drejtim të tij; asnjëri nuk e goditi drejtpërdrejt Reganin, por një plumb bëri një “kërcim” nga limuzina presidenciale për ta goditur Reganin në gjoks, duke i shpuar mushkëritë dhe duke shkaktuar gjakderdhje të rëndë të brendshme.
Hinkley u gjykua për tentativë vrasjeje pas sulmit, por u shpall i pafajshëm për shkak të “çmendurisë”. /Telegrafi/