Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në ceremoninë me rastin e 23 vjetorit të masakrës së Reçakut theksoi se janë të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të kësaj masakre që ka ndodhur dhe për të minimizuar ose keqinterpretuar faktet rreth këtyre mizorive. Ai tha se sikur atëherë që është shprehur presidenti Clinton edhe tash vërteton se masakra e Reçakut ishte një akt vrarës dhe i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës.
Ambasadori Hovenier theksoi se askush nuk duhet të harrojë se çfarë ka ndodhur në Reçak dhe SHBA-të dhe aleatët u ngritën për mbrojtjen e popullit të Kosovës, raporton Telegrafi.
“Ne besojmë se të gjithë popujt meritojnë dinjitetin për të jetuar në liri dhe siguri. Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të kësaj masakre që ka ndodhur këtu dhe për të minimizuar ose keqinterpretuar faktet rreth këtyre mizorive.
Dëshiroj të jem i qartë për përkushtimin e ShBA ndaj të vërtetës. Siç ka thanë presidenti Clinton atëherë dhe vërtetojmë sërish tani ky ishte një akt vrasës dhe i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”, tha ambasadori.
Ai më tej shtoi se mohimi i këtyre ngjarje dhe glorifikimi i krimeve të luftës ç’nderon kujtimin e të vdekurve, rihap plagët e të mbijetuarve dhe kthen prapa rajonin në përpjekjet drejt konsolidimit demokratik dhe integrimit të plotë euroatlantik.
“Paqja dhe drejtësia vijnë nga pranimi i qartë i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike për të siguruar që krimet e tilla mizore nuk ndodhin më kurrë. Por pranim i së vërtetës së kaluarës është vetëm hapi i parë i drejtësisë…”, tha ai.
Ambasadori amerikan rikujtoi se sot në përvjetorin e 23-të të masakrës së Reçakut është edhe ditëlindja e Martin Luter Kingut.
“Përderisa lëngonte në burg, ai shkroi për drejtësinë dhe pajtimin…ai thirri për veprim dhe kemi fuqinë për të promovuar ndryshimin pozitiv. Na bëri thirrje të mbajmë në mend, jo hakmarrjen po pajtimin”, tha Jeffrey Hovenier.
Ambasadori amerikan citoi edhe një pjesë të Deklaratës së pavarësisë së Kosovës “të zotuar për të përballur me trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes… të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë” dhe këto tha se le të jenë fjalë që iu prijnë të gjithëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës